Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Theren me thikë disa të mitur në kryeqytet

nga Venera Grabanica1 maj 2025
Theren me thikë disa të mitur në kryeqytet

Theren me thikë disa të mitur në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.04.2025-13:10. Pas marrjes së një informate për therje me thikë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në tre persona meshkuj kosovarë të moshës se mitur të cilët dyshohet se janë therur me mjet të mprehtë –thikë. Të lënduarit janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →