Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Theren me thikë dy persona në Prishtinë

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2024
Theren me thikë dy persona në Prishtinë

Tre persona janë lënduar në një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.

Dy nga ta dyshohet se lëndimet i morën nga një mjet i mprehtë (thikë).

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar  zëdhënësja Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →