Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Theret me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje, policia kërkon të dyshuarin

nga Venera Grabanica20 nëntor 2025
Theret me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje, policia kërkon të dyshuarin

Një incident me thikë është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:45, kur një burrë kosovar ka njoftuar organet e rendit se është sulmuar me thikë nga një person tjetër, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

“Rr. Ismet Krasniqi Prishtinë 19.11.2025 – 20:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →