Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Theret një i mitur në Podujevë

nga E.Bullaku20 dhjetor 2019

Sulm edhe në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i mitur që ka therur me një të mitur tjetër. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:15 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Rahovec është raportuar për një sulm ndaj një personi.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në fshatin Kaznik dje rreth orës 11:00.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →