Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thika, boksa hekuri dhe “pistoleta” në shkollat e Vushtrrisë

nga Kaltrina Berila5 maj 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 7 thika, një boks të hekurt dhe një pistoletë plastike në shkolla të mesme të larta në Vushtrri.
Sipas Policisë gjësendet janë gjetur te nxënësit brenda hapësirave të shkollave.
“Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje është thënë se kontrollet në shkolla janë bërë në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla.
Policia ka treguar se veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’i paraqiten prokurorit kompetent.
Po ashtu, në njoftim është thënë se për këto kontrolle Policia ka për bazë urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →