Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tifozët e Juventus protestojnë dhe ofendojnë lojtarët e trajnerin

nga Gentrita Xhemajli3 mars 2025
Tifozët e Juventus protestojnë dhe ofendojnë lojtarët e trajnerin

Një grup i tifozëve ultras të Juventusit kanë marshuar mbrëmë drejt hotelit të skuadrës, duke protestuar ndaj trajnerit, ekipit dhe drejtuesve.

Lojtarët e Juventusit duhet të presin një ambient toksik në “Allianz Stadium” këtë mbrëmje, kur do të presin Hellas Verona në ndeshjen e fundit të Serie A të raundit të 27-të.

Ultrasit e bardhezinjve kishin paralajmëruar një protestë para dhe gjatë ndeshjes dhe e mbajtën fjalën të dielën në mbrëmje kur marshuan drejt hotelit të skuadrës për të treguar zhgënjimin e tyre me rezultatet e këtij sezoni

Videot e shpërndara në internet nga “Ilbianconero.com” tregojnë një grup ultras të Juventusit që mbërrijnë në hotelin e skuadrës pranë stadiumit ndërsa mbajnë një pankartë që lexon, “Ne jemi Juventusi”.

Iniziata la contestazione all’esterno del #JHotel: i tifosi ⚪️⚫️ ora in marcia verso il ritiro pic.twitter.com/uZ5Uynb0vz

— ilBiancoNero (@ilbianconerocom) March 2, 2025

Liverpool shton epërsinë 11 pikë pas fitores ndaj CitytUltrasit madje ofenduan trajnerin Thiago Motta, duke e quajtur atë një “copë m…”

Asnjë përfaqësues i Juventusit nuk ka takuar ultrasit mbrëmjen e djeshme, por protesta e tyre do të vazhdojë edhe gjatë ndeshjes së sotme ndaj Veronës.

Protestations des supporters de la Juventus devant la Continassa ! 😡

« Respectez nos couleurs » pic.twitter.com/WVKUYGRflt

— Juventus Suisse 🇨🇭 (@Juventus_Suisse) March 2, 2025

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →