Tashmë ka raportime për përplasje mes ultrasve të Romës dhe policisë jashtë stadiumit “Olimpico” përpara ndeshjes së sotme në “Derby della Capitale” kundër Lazios .
Apelet për qetësi janë hedhur poshtë nga të dyshuarit e zakonshëm, pasi gati dy orë para fillimit të ndeshjes, tashmë ka pasur përplasje mes ultrasve të Romës dhe policisë.
Incidenti ndodhi pranë Ponte della Musica.
Ultrasit e Lazios po mblidhen pranë Ponte Milvio për marshimin e tyre drejt stadiumit, ndërkohë që situata mbetet e tensionuar.
Lazio dhe Roma ballafaqohen në “Olimpico” me fillim nga ora 18:00.
🏟️ Cresce l’attesa… 🔥
🟨 FORZA ⚡️ ROMA! 🟥#LazioRoma #ASRoma pic.twitter.com/yi3ihy7hf6
— AS Roma (@OfficialASRoma) March 19, 2023










