Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tirana eliminohet nga Liga e Kampionëve

nga Venera Grabanica12 korrik 2022

Skuadra nga Superliga e Shqipërisë, Tirana, nuk ka vazhduar tutje në Ligën e Kampionëve pasi është mposhtur nga kampioni i Luxemburgut, Dudelange, me rezultat të përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në Luxemburg, Tirana pësoi humbje me rezultat minimal 1-0, ndërsa në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, badhekaltërit u mposhtën me rezultat 2-1.
Pas një orë lojë, mysafirët krijuan epërsi të dyfishë me golat e realizuar nga Bojic në minutën e 49’ dhe Sinani në të 61-tën.
Me golin e realizuar nga Redon Xhixha në minutën e 78’, Tirana provoi të kthehej në lojë, por nuk ia dolën të bënin më shumë.
Pas këtij eliminimi, Tirana do t’i vazhdojë garat evropianë në Ligën e Konferencës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →