Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tirana ndalet me barazim, Kukësi mposht Kastriotin

nga Venera Grabanica19 shtator 2021

Është kompletuar edhe xhiroja e dytë e Superligës së Shqipërisë në futboll me dy ndeshjet e ditës së sotme.
Tirana është ndalur me një barazim 1-1 nga Egnatia. Edhe pse bardhekaltërit kaluan në epërsi në minutën e 51’ me golin e Seferit, mysafirët barazuan shifrat vetëm gjashtë minuta më vonë kur shënoi Imeri në minutën e 57 dhe ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Kukësi nga ana tjetër ka regjistruar fitoren e dytë duke e mposhtur Kastriotin me rezultat 3-1.
Për Kukësin realizuan Ndreca dhe Basa me dy gola.
Pra, tabela kryesohet nga Kukësi që është skuadra e vetme që ka dy fitore, pastaj me nga katër pikë vijnë Vllaznia, Teuta, Tirana dhe Dinamo Tirana.
Më nga një pikë janë Partizani, Skënderbeu, Laci dhe Egnatia, kurse tabelën e mbyll Kastrioti me zero pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →