Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tjetër hap fals nga Ballkani, e ndal Dukagjini

nga Venera Grabanica23 tetor 2022

Ballkani ka dalë me vetëm një pikë nga ballafaqimi me skuadrën e Dukagjinit në Klinë, me barazim 1-1.
Albion Rrahmani i dha epërsinë skuadrës së Ilir Dajës, por fitoren atyre ua mohoi goli i realizuar nga mesfushori i Dukagjinit Altin Merlaku.
Me barazim pa gola ka përfunduar ndeshje tjetër e Superligës së Kosovës, ajo ndërmjet Drenicës dhe Malishevës.
Me barazim gjithashtu, por me gola (1-1) ka përfunduar edhe sfida në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Gjilanit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →