Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tornado godet Italinë, ka të vdekur

nga Kaltrina Berila11 shtator 2021

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një tornado që goditi ishullin italian Pantelleria.
Autoritetet kanë thënë se dy persona të tjerë janë në gjendje kritike, transmeton rtv21.tv.
Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.
Rreth 10 automjete u përmbysën nga forca e tornados.
Zjarrfikësit gjithashtu thanë se shumë shtylla të energjisë elektrike ishin thyer, çatitë ishin dëmtuar dhe pemët ishin rrëzuar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →