RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Torres: Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë

nga Venera Grabanica21 tetor 2024
Torres: Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se ka pak vende në botë ku vlerësimi për SHBA-në është më i lartë sesa në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën “X”Torres ka thënë se Kosova shquhet si storie amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“Kam pasur nderin ta pres presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një miratim më të lartë sesa në Kosovë, e cila shquhet si një histori amerikane suksesi e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”, ka shkruar Torres.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →