Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Torres: Do të vazhdoj të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO

nga RTV21 Portal28 maj 2024
Torres: Do të vazhdoj të angazhohem që Kosova të bëhet anëtare e plotë në NATO

Kongresisti Ritchie Torres, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Ai është shprehur shumë i gëzuar ndaj këtij lajmi, derisa ka thënë se do të vazhdoj të angazhohet për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë – mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj para përfshirjen e tyre të plotë në NATO”, ka shkruar Torres.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →