Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Trafik droge, vjedhje e dhunë në familje, tre të arrestuar

nga B.K24 janar 2021

Tre persona janë arrestuar nga policia e Lezhës për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë A.D.,.48 vjeç,banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”.

I arrestuar është edhe F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim policor, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.

Gjithashtu, nga sherbimet e Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë lokalizimi ,kapja dhe ndalimi i shtetasit: Gj.B.,53 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ,për vepren penale “Dhunë në familje”./oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →