Policia e Kosovës ka arretuar tre persona, dy shtetas të Shqipërisë dhe një të Kosovës, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën trafikim me njerëz.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë në Gjilan, të dielën rreth orës 11:30.
Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një veturë, 2 mijë e 650 euro para të gatshme dhe 3 telefona mobil. Ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media










