Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tragjedia në Kanada, Ambasada e Kosovës thotë se bashkatdhetarët atje janë mirë

nga Egzona Mehmeti5 shtator 2022

Ambasada e Kosovës në Otavë-Kanada sonte ka informuar se bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje janë mirë dhe në vende të sigurta. Njoftimi i ambasadës ka ardhur pas tragjedisë së mbrëmshme në provincën qendrore Saskatchewan të Kanadasë, ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.
“Duke njoftuar se ne provincën e Saskatchewan jetojnë rreth 50 familje shqiptare, Ambasada e Republikës së Kosovës në Otava, konfirmon se komunikimi me të njëjtët po zhvillohet normalisht, gjersa po përcillet tutje situata e sigurisë në rajonin e Regjinas.”, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada, Otava./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →