Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tre adoleshentë në mesin e 11 të vrarëve të sulmit në Kramatorsk

nga Kaltrina Berila28 qershor 2023
Tre adoleshentë në mesin e 11 të vrarëve të sulmit në Kramatorsk

Tre adoleshentë ishin në mesin e 11 personave të vrarë në qytetin ukrainas të Kramatorsk pasi një raketë ruse goditi një restorant popullor të martën mbrëma.

Në mesin e viktimave ishin motrat binjake 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko.

Të paktën 57 të tjerë u plagosën, duke përfshirë shtetas kolumbianë dhe një shkrimtar ukrainas.

Shërbimet e urgjencës thanë të mërkurën se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në vazhdim.

Kramatorsk, një qytet lindor në rajonin e Donetskut, është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →