Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tre persona humbin jetën në Francë si pasojë e përmbytjeve

nga Venera Grabanica20 maj 2025
Tre persona humbin jetën në Francë si pasojë e përmbytjeve

Franca është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu, ku për pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Mediat franceze raportojnë se si psojë e reshjeve të rrëmbyera kanë humbur jetën një çift të moshuarish.

Sipas autoriteteve lokale, çifti i të moshuarve vdiq në qytetin bregdetar të Le Lavandou, ndërkohë që një person tjetër humbi jetën në qytetin e Vidauban.

Stuhitë e breshrit dhe shirat e rrëmbyeshëm goditën gjithashtu Francën jugperëndimore një ditë më parë, duke përmbytur shtëpi, duke dëmtuar shinat hekurudhore dhe duke detyruar evakuimin e qindra pasagjerëve në një tren me shpejtësi të lartë TGV në mes të natës.

Treni u detyrua të ndalonte gjatë natës pranë qytetit të Tonneins dhe më shumë se 500 pasagjerë u evakuuan me autobus.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →