RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tre të lënduar në vetëaksident në magjistralen Prishtinë – Pejë

nga Xh.D24 prill 2022

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Korreticë e Lartë.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur si rrjedhojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes.
“Rreth ores 13:50, afer Parkut te Biznesit në Korreticë te Lartë, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku-vetë aksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore per shkak te mos pershtatjes se shpejtesise në rrugë ka godit ne pjesen anësore dhe eshte rrokullisur. Si pasoje e ketij aksidenti jane lenduar tre person”, u shpreh Hoxha.
Hoxha shtoi se njësitet përkatëse po merren me rastin.
“Në vendin e ngjarjes kane dal dy autoambulanca dhe kanë marr personat e lenduar. Njësia patrolluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia per kontroll te autostrades janë marr me rastin”, tha më tej Hoxha./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →