Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tre të vdekur nga sulmi ajror rus në ndërtesat civile

nga Kaltrina Berila16 qershor 2022

Një sulm ajror rus ka goditur një ndërtesë që strehonte civilë në qytetin lindor të Ukrainës, Lysychansk, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur të paktën shtatë, sipas guvernatorit lokal.
“Ne po i shkërmoqim rrënojat”, shkroi Serhiy Haidai në aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton rtv21.tv.
Lysychansk është bombarduar javët e fundit dhe taktika e Rusisë është e qëllimshme – të rrafshoj, shtyp dhe nuk lë gjë tjetër veç dheut të djegur.
Qyteti ndodhet në anën tjetër të lumit Siverskyi Donets nga qyteti i Severodonetsk, i cili ka parë luftime brutale në rrugë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →