Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Tre viktima nga COVID-19 në Shqipëri

nga E.Bullaku1 shtator 2021

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 982 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 724 testime të kryera.
Rastet e reja u regjistruan në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 102 raste në Shkodër, 73 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 51 raste në Vlorë, 38 raste në Lushnje, Elbasan, 33 raste në Lezhë, 29 raste në Kavajë, 27 raste në Kurbin, 26 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Berat, 19 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, 15 raste në Kamëz, 12 raste në Kukës, 10 raste Vau i Dejës, 8 raste Rrogozhinë, Mat, Gramsh, 7 raste në Divjakë, Konispol, 6 raste Pogradec, Dimal, 5 raste në Mallakastër, Kuçovë, 4 raste në Has, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Peqin, 3 raste në Fushë-Arrëz, Shijak, Patos, Tepelenë, Belsh, 2 raste në Vorë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Devoll, Poliçan, Skrapar, 1 rast në Pukë, Tropojë, Klos, Selenicë, Finiq, Këlcyrë, Dropull, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.
Ndërsa, betejën me virusin e  kanë humbur tre qytetarë: një qytetare 64 vjeçe nga Elbasani, një qytetare 70 vjeçe nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 475 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134 mijë e 276 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 10 mijë e 592 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë Shqipërinë. Kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 100 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →