Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Treni godet një veturë, s’ka të lënduar

nga Kaltrina Berila28 janar 2025
Treni godet një veturë, s’ka të lënduar

Treni i linjës Prishtinë-Pejë sot rreth orës 10:00 ka goditur një veturë në hyrje të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nuk ka persona të lënduar dhe njësitë e Policisë janë në vendngjarje.

“Rreth orës 10:00 është mësuar se në hyrje të Pejës treni e ka goditur një veturë. Të lënduar nuk ka, njësitë kompetente kanë dal në vendngjarje”, ka thënë Gashi.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →