Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Treni godet veturën në Drenas, lëndohet një person

nga Gentrita Xhemajli17 maj 2025
Treni godet veturën në Drenas, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një treni në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku një person ka pësuar lëndime trupre.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lidhur me rastin Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Sot rreth orës 09:00 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, tha Ahmeti. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →