RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Treni përfshihet nga zjarri, dhjetë të lënduar

nga Xh.D17 gusht 2022

10 persona kanë pësuar lëndime trupore, tre nga të cilët në gjendje të rëndë pasi treni me të cilin po udhëtonin, u përfshi nga zjarri në Spanjë.
Sipas mediave lokale, zjarri pranë Bejis është ndezur si pasojë e erërave të forta.
Pasagjerët ishin në një shërbim nga Valencia në Zaragoza, kur treni ndaloi për shkak të zjarrit të madh.
Gjersa shoferi përgatitej të kthente trenin, disa thyen xhamat në përpjekje për të shpëtuar, ndërsa flakët afroheshin.
Disa nga ta pësuan djegie dhe një nga ta u transportua me helikopter në spital për trajtim në Valencia.
Në mesin e të lënduarve rëndë është edhe një 15 vjeçare./21Media

Varios heridos cuando un tren ha quedado atrapado en el #IFBejís.

Los heridos están siendo atendidos en la estación de #Caudiel están siendo por efectivos de @GVAsanitat, @CruzRojaCS y @UMEgob pic.twitter.com/7XGoFKdgze
— NoMePisesLaManguera (@PlinioElGuapo) August 16, 2022

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →