Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Trepça mposht Prishtinën dhe kalon në finale ku do të përballet me Pejën

nga Venera Grabanica30 prill 2023
​Trepça mposht Prishtinën dhe kalon në finale ku do të përballet me Pejën

Trepça është finalisti i dytë i play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll pasi e ka mposhtur Sigal Prishtinën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë dhe me seri prej 3-2 pas pesë dueleve.

Çereku i parë i takoi totalisht Trepçës që pas 10 minutave lojë krijoi epërsi prej 17-4.

Në të dytin, vendasit filluan këndelljen duke e ngushtuar epërsinë, por mysafirët nuk dorëzoheshin duke e ruajtur avantazhin që pas 20 minutave rezultati ishte 31-39.

Çereku i tretë ishte jashtëzakonisht i fortë me Sigal Prishtinën që kërkonte ta ngushtonte sa më shumë rezultatin. Kryeqytetasit u ofruan madje deri në pesë pikë gjatë këtij çereku.

Çereku i katër ishte vërtetë i zjarrtë pasi deri në sekondat e fundit nuk dihet fituesi, por mitrovicasit ishin ata që në fund iu gëzuan fitores me rezultat 74-77.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →