Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Trevor Noah, nikoqir në Grammy Awards 2022

nga B.K16 dhjetor 2022
Trevor Noah, nikoqir në Grammy Awards 2022

Të qenit pa punë nuk i zgjati shumë Trevor Noah. Ai do të jetë nikoqir në Grammy Awards 2023.
Këtij humoristi i cili la postin e tij si nikoqir i “The Daily Show” në Comedy Central, iu kërkua që të bëhet nikoqir i Grammy Awards 2023 me 5 shkurt 2023. Kjo do të jetë hera e tretë e tij si nikoqir, por edhe si producent në këtë ngjarje madhështore.
Noah në një postim në mediet sociale ka treguar se është shumë i emocionuar që do të jetë nikoqir i kësaj ngjarjeje.
Ndarja e çmimeve Grammy do të bëhet në Los Angeles, ndërkaq do të transmetohet në CBS.
Me më së shumti nominime në Grammy 2023 do të shkojë Bionse, me nëntë sosh, përfshirë këtu në kategoritë për incizimin dhe këngën e vitit.
Për çmim në këtë ngjarje është e nominuar edhe Bebe Rexha, në kategorinë Best Dance/Electronic Recording, për këngën hit I’m Good Blue.
Ky do të jetë edicioni i 65 i ndarjes së çmimeve Grammy./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →