Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tri ditë para zgjedhjeve në veri, komandanti i KFOR: Do të reagojmë nëse kërcënohet stabiliteti

nga B G20 prill 2023
Tri ditë para zgjedhjeve në veri, komandanti i KFOR: Do të reagojmë nëse kërcënohet stabiliteti

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia ka siguruar se KFOR do ta kryej misionin e tij në Kosovë në përputhje me mandatin e tij të OKB-së.

“Nëse kërcënohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes, për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, për të mirën e sigurisë në mbarë Kosovën, si dhe në dobi të stabilitetit rajonal”, ka thënë Ristuccia vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

Ai këtë adresim e ka bërë përmes një video-mesazhi nga Brukseli ku në selinë e NATO-s u takua me Sekretarin e

Përgjithshëm të kësaj Aleance Mircea Geoana, si dhe me të gjithë ambasadorët e anëtarëve të NATO-s dhe partnerët e vendeve të tjera që kanë trupa në KFOR.

“Ata theksuan mbështetjen e tyre të fuqishme për misionin në këtë udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Ristuccia.

“Tani është thelbësore që të dyja palët të fillojnë të zbatojnë angazhimet e tyre plotësisht dhe sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shmangin zhbërjen e arritjeve të rëndësishme që tashmë janë bërë”, ka  shtuar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →