Incidentet vijnë pas vendimit të Gjykatës së arbitrazhit në Hagë që Sllovenia të marrë tri të katërtat e Gjirit të Piranës
Në Gjirin e Piranës pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë kanë ndodhur tri incidente, shkruan portali kroat index.hr.
Siç thuhet, në rastin e parë, në ora 10:45, në rreth tetë mile larg kepit Savudria, në rajonin e Gjirit të Piranës, anija e policisë kroate ka takuar anijen e policisë sllovene.
Me këtë rast, policia kroate ka urdhëruar homologët e tyre sllovenë që të lëshojnë territorin.
Incidentet vijnë pas vendimit të Gjykatës së arbitrazhit në Hagë që Sllovenia të marrë tri të katërtat e Gjirit të Piranës, si dhe korridorin deri në detin e hapur.








