Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Çdo dokument i nënshkruar me autopen nga Biden – anulohet

nga Venera Grabanica28 nëntor 2025
Trump: Çdo dokument i nënshkruar me autopen nga Biden – anulohet

Presidenti i ShBA-ve, Donald J. Trump ka njoftuar se i “anulon” të gjitha urdhrat ekzekutivë dhe dokumentet e tjera që sipas tij janë nënshkruar me pajisje “autopen” nga ish-presidenti Joe Biden.

Në një postim, Trump tha se “autopen”, pajisja që riprodhon automatikisht nënshkrimin, është përdorur në mënyrë “të paligjshme”, dhe për këtë arsye, dokumentet që nuk janë firmosur “direkt” nga Biden janë “të pavlefshme, të zbrazëta dhe pa efekt”.

Sipas Trump, personat që e përdorën autopen-in “nuk kishin pëlqimin” apo njohurinë e Biden-it, dhe për këtë ai ka kërkuar që prokuroria të hetojë rastin.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →