Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump deklaron se nuk është fajtor për të gjitha akuzat

nga Kaltrina Berila13 qershor 2023
Trump deklaron se nuk është fajtor për të gjitha akuzat

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është arrestuar dhe dërguar në sallën e gjyqit. Trump po përballet me akuza penale për fshehje të dokumenteve të klasifikuaura, pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Gjykatësi i Floridas, Jonathan Goodman, do t’i lexojë Trumpit 37 akuzat me të cilat përballet ai, si dhe gjashtë akuzat me të cilat përballet ish-këshilltari i tij Walt Nauta.

Trump ka thënë se do të deklarohet i pafajshëm.

Këshilltari special Jack Smith – që ka njoftuar për ngritjen e aktakuzave javën e kaluar – po ashtu po merr pjesë në seancën ndaj Trumpit.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →