Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

nga RTV2130 dhjetor 2019

Diskutuan për bashkëpunim mes dy vendeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutuan për një bashkëpunim mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe për potencialin që ekziston, sa i përket kontrollit të armëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti rus i telefonoi homologut amerikan për ta falënderuar lidhur me ndihmën të cilën Shtetet e Bashkuara i ofruan Rusisë, në parandalimin e një sulmi të mundshëm terrorist në Rusi”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley.

Rusia njoftoi të dielën se falë ndihmës së SHBA-së, kishte parandaluar sulmin terrorist në Shën Petersburg.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar për shkak të aneksimit të dhunshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, pikëpamjeve të ndryshme për luftën në Siri, ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet në SHBA e të tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë tërhequr po ashtu nga një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore./REL

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →