Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump e Erdogan bisedojnë për situatën në Siri

nga B.K17 shkurt 2020

Trump: Rusia të ndalojë mbështetjen e “mizorive” në Idlib

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, “për të shprehur shqetësimin e tij për dhunën në Idlib të Sirisë”, tha sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Sipas tij, Trump kërkoi që Rusia të ndalojë mbështetjen e saj për “mizoritë” e regjimit sirian dhe shprehu “dëshirën e SHBA-së për të parë fundin e mbështetjes ruse” për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Trump po ashtu bëri thirrje për “zgjidhje politike të konfliktit në Siri”, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

E mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, Qeveria e Sirisë ka bërë përparime të dukshme ditëve të fundit në Idlib, që është bastioni i fundit i rebelëve anti-qeveritarë.

Turqia, e cila i mbështet rebelët që duan rrëzimin e Assadit, i ka kërkuar Rusisë që të ndalojë sulmet në Idlib, duke paralajmëruar se do të përdorë fuqinë ushtarake kundër forcave siriane, nëse ato nuk tërhiqen deri në fund të muajit.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 800 mijë njerëz janë zhvendosur nga zona, që nga intensifikimi i luftimeve në muajin dhjetor./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →