Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump i bën thirrje mbretit Salman për unitet të vendeve arabe

nga RTV217 qershor 2017

Problemet me Katarin, Trump i ka bërë thirrje Arabisë Saudite për unitet

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje mbretit të Arabisë Saudite për unitetin e Gjirit në mes të një mosmarrëveshje në rritje, lidhur me mbështetjen e dyshuar të Katarit me militantët.

Më parë, ai  ka deklaruar se lëvizja e sauditëve për të izoluar Katarin mund të shënonte “fillimin e fundit të tmerrit të terrorizmit”.

Disa vende të Gjirit kanë kufizuar lidhjet e udhëtimit dhe ambasadës me Katarin të hënën.

Katari e mohon fuqishëm mbështetjen e islamizmit radikal. Përçarja ka ndikuar në çmimet e naftës, udhëtimet dhe transportin, dhe ka rritur frikën e mungesës së ushqimit.

Emiri i Kuvajtit po ndërmjetëson një mosmarrëveshje, ndërsa edhe presidenti i Turqisë ka ofruar ndihmë lidhur me këtë çështje, duke thënë se izolimi dhe sanksionet nuk do të zgjidhin krizën.

“Mesazhi i tij ishte se ne kemi nevojë për unitet në rajon për të luftuar ideologjinë ekstremiste dhe financimin e terrorizmit”, tha një zyrtar i SHBA për agjencinë e lajmeve Reuters

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →