Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin

nga Kaltrina Berila24 qershor 2025
Trump: Izraeli nuk do ta sulmojë Iranin

Pak momente pasi qortoi Izraelin, Presidenti amerikan, Donald Trump tha se vendi ka rënë dakord të mos e sulmojë Iranin.

“IZRAELI nuk do ta sulmojë Iranin”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë aeroplanët do të kthehen në shtëpi, ndërsa do të bëjnë një ‘Përshpejtim Avioni’ miqësor ndaj Iranit. Askush nuk do të lëndohet, armëpushimi është në fuqi! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

Kjo erdhi pas një mëngjesi tensionesh të larta dhe vërejtjesh kritike drejtuar të dy kombeve, ndërsa armëpushimi i ndërmjetësuar prej tij dukej se po bëhej i brishtë.

Trump e dërgoi mesazhin nga Air Force One, ku po shkon në një samit për udhëheqësit e NATO-s në Holandë.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ishin ndër zyrtarët që shoqëruan Trumpin gjatë largimit të tij. Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar i sigurisë kombëtare, luajti një rol kyç në negociatat me iranianët, duke punuar përmes kanaleve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për të ndihmuar në sigurimin e marrëveshjes së paqes, raportoi më parë CNN./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →