Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump kërcënon Kinën me tarifë shtesë prej 50%

nga Kaltrina Berila8 prill 2025
Trump kërcënon Kinën me tarifë shtesë prej 50%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Kinën me një tarifë shtesë prej 50% mbi mallrat e importuara në ShBA nëse nuk tërheq tarifën e saj kundërmasë prej 34%, ndërsa tregjet globale vazhdojnë të bien.

Pekini u kundërpërgjigj të dielën, pas vendimit të javës së kaluar nga Trump për të vendosur një taksë prej 34% mbi importet kineze si pjesë e “Ditës së Çlirimit”, ku njashtu vendosi një taksë minimale prej 10% mbi pothuajse të gjithë partnerët tregtarë të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale të hënën, Trump i dha Kinës afat deri të martën për të hequr kundërmasën e saj ose do të përballet me tarifën prej 50%.

Në përgjigje, ambasada kineze në SHBA akuzoi Uashingtonin për “bullizëm ekonomik” dhe tha se Pekini “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e tij legjitime”.

Nëse Trump vepron sipas kërcënimit të tij, kompanitë amerikane mund të përballen me një normë totale prej 104% mbi importet kineze – pasi kjo vjen mbi tarifat prej 20% të vendosura tashmë në mars dhe 34% të shpallura javën e kaluar. Ekziston frika se kjo mund të thellojë një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha dhe rivalëve globalë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →