Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump kërkon rishikim urgjent të dekretit antimigracion

nga E.Bullaku5 qershor 2017

Drejtësia federale ka hedhur poshtë këtë dekret

Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë të SHBA-së të rishikonte me urgjencë dekretin e tij antimigracion kundër disa vendeve myslimane për të cilat ai ka kërkuar një version shumë më strikt.

“Para Gjykatës së Lartë, Departamenti i Drejtësisë duhet të kërkojë një rishikim urgjent për ndalimin e udhëtimeve dhe të kërkojë një version shumë më strikt”, deklaroi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Administrata Trump iu drejtua të enjten Gjykatës së Lartë për të bërë të mundur rivendosjen e këtij dekreti që ndalon përkohësisht mbërritjen në tokën amerikane të shtetasve nga gjashtë vende, Irani, Libia, Somalia, Siria, Sudani dhe Jemeni dhe të gjithë refugjatëve.

Fillimisht, drejtësia federale e hodhi poshtë këtë dekret dhe një version i dytë u pezullua.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →