Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump konfirmon se ndodhet nën hetime

nga Kaltrina Berila16 qershor 2017

Ai tregoi se kush e udhëheq hetimin kundër tij

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump konfirmoi sot se është nën hetime për shkak të shkarkimit të drejtorit të FBI-së James Comey.

“Njeriu, i cili më tha ta shkarkoj drejtorin e FBI-së, tash po udhëheq hetime kundër meje, pasi kam shkarkuar drejtorin e FBI-së. Gjueti ndaj shtrigave”, shkruan Trump në Twitter.

Besohet se njeriu për të cilin Trump mendon, është zëvendës ministri i Drejtësisë Rod Rosenstein, i cili më herët ka kontestuar Comey, ndërsa kohë më parë ka emëruar Robert Mueller për hetues special për përfshirjen ruse në zgjedhjet presidenciale më 2016, transmeton AP.

Trump sot më herët shkroi se pas shtatë muajsh hetimesh dhe dëgjimeve për bashkëpunimin e tij me rusët, askush nuk ka mund të dëshmojë asnjë fakt.

Dje administrata Trump mori urdhër që të ruajë të gjitha dokumentet në lidhje me hetimet për Rusinë

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →