Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump la letër për Biden para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë

nga E.Bullaku20 janar 2021

Donald Trump la një shënim për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkara të Amerikës Joe Biden, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Një burim i tha Fox News, përcjell rtv21.tv, se përmbajtja e këtij shënimi do të mbetet vetëm midis Trump-it dhe Biden-it.

Në SHBA është traditë që presidentët në largim të lënë një shënim për pasardhësin e tyre.

Ndërsa Trump po thyen traditën e një shekulli e gjysmë të çdo presidenti në ikje që merr pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tyre, ai po mban traditën tani 32-vjeçare, duke i shkruar një shënim presidentit të ardhshëm.

Ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 1989, pas dy mandatesh në detyrë, presidenti Ronald Reagan filloi këtë traditë – duke lënë një shënim për pasardhësin e tij, George H.W. Bush, i cili gjithashtu i la letër pasardhësit të tij./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →