🇽🇰 Kosova
Trump lirohet nga një akuzë e rëndë, Grenell: Të njëjtin fat e pret edhe Thaçin
nga Venera Grabanica15 korrik 2024
Ish-presidenti i ShBA-së Donald Trumpit sot u lirua prej një nga akuzat më të rënda që i ishin ngarkuar atij, atë për publikimin e dokumenteve të klasifikuara.
Pas këtij rasti, ka reaguar një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Richard Grenell.
Në platformën ”X” Grenell tha se të njëjtin fat e pret edhe Hashim Thaçin, pra lirimin nga akuzat.
Ai iu përmendi prokurorit Jack Smith, i cili po hetonte rastin e ish-presidentit amerikan, e në Hagë e kishte hetuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Jack Smith’s Trump case falls apart.
Over to you, @HashimThaciRKS.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 15, 2024











