Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Lufta kundër terrorizmit nuk është një betejë mes feve

nga Kaltrina Berila21 maj 2017

Sipas Shtëpisë së Bardhë kjo është betejë mes të mirës dhe të keqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të bëjë sot në Riad një thirrje për të luftuar kundër ekstremizmit duke theksuar se lufta kundër terrorizmit nuk është një betejë mes feve, në një fjalim para krerëve të botës myslimane.

“Nuk është një betejë mes feve të ndryshme apo civilizimeve të ndryshme”, do të deklarojë ai sipas disa pjesëve të fjalimit të publikuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Është një betejë mes kriminelëve barbarë që përpiqen të zhdukin jetën njerëzore dhe njerëzish nga të gjitha fetë që përpiqen ta mbrojnë”, thuhet në këtë tekst.

“Është një betejë mes të mirës dhe të keqes”, sipas publikimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trumë ndodhet në Riad në kuadër të turit të tij të parë jashtë vendit, ku vizitën e parë e ka bërë në Arabi Saudite, më pas ai do të vizitojnë Izraelin, Italinë, Vatikanin dhe Belgjikën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →