Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Nuk i kam regjistruar bisedat me Comey

nga RTV2122 qershor 2017

Trump ka thënë se nuk ka ide nëse ekzistojnë regjistrimet e bisedave të tija me Comey

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha sot se ai nuk ka regjistruar dhe nuk posedon asnjë nga regjistrimet e bisedave të tij me ish-shefin e FBI-së, James Comey, shkruan Reuters.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se nuk ka ide nëse ekzistojnë regjistrimet e bisedave të tija me Comey.

“Unë nuk kam asnjë ide nëse ekziston ‘kaseta’ ose regjistrime të bisedave të mia me James Comey, por unë nuk e kam bërë dhe nuk kam asnjë regjistrim të tillë”, shkruan Trump.

Deklarata e kreut të shtetit amerikan vjen pak kohë pasi që Bllomberg raportoi se nuk ka të dhëna të regjistruara të bisedimeve Trump-Comey. Trump kishte shkruar më 12 maj në Twitter, se ish-shefi i FBI-së më mirë do të ishte që të shpresojë të mos ketë “regjistrim të bisedimeve ndërmjet tyre”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →