Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin në sulmet ndaj Iranit

nga B G18 qershor 2025
Trump po shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin në sulmet ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton hyrjen në luftë dhe bashkimin me sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Ai zhvilloi një takim të martën me ekipin e tij të sigurisë kombëtare që zgjati gati 90 minuta, raporton BBc, përcjell portali rtv21.tv

Një objektiv i mundshëm për SHBA-në është objekti bërthamor Fordo i Iranit. Ai ndodhet thellë nën tokë dhe vetëm amerikanët kanë një bombë 30,000 paundëshe të aftë ta shkatërrojë atë, shkruan korrespondenti i sigurisë Frank Gardner.

Këshilltarët e Trump janë të ndarë në mendime për këtë veprim , i cili sipas ekspertëve do ta “ndryshonte plotësisht” konfliktin.

Gjatë tre ditëve të fundit, të paktën 30 avionë, tanke ushtarake amerikane të përdorura për të furnizuar me karburant avionët luftarakë dhe bombarduesit janë dërguar në Evropë.

Irani ka vazhduar sulmet hakmarrëse ndaj Izraelit që nga fillimi i konfliktit – gjatë natës, Teherani qëlloi një raketë hipersonike Fattah-1 drejt Tel Avivit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →