RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump pritet ta emërojë Grenellin shef të Intelegjencës Kombëtare

nga Venera Grabanica20 shkurt 2020

Grenelli pritet të emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta emërojë ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell drejtor të inteligjencës kombëtare, raporton gazeta New York Times.

Grenell, është një njeri i besueshëm i Trumpit i cili do të udhëheq grupin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, por kjo po shikohet me shumë skeptizëm nga Shtëpia e Bardhë.

Në rast të emërimit, Grenell do të marrë detyrën nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar.

Siç raporton NYT, Grenelli nuk është përgjigjur për këtë çështje e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Grenell është përfaqësues Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Më të fundit

Të gjitha →