Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Sa të jem unë president, Irani nuk do të ketë armë bërthamore

nga RTV218 janar 2020

Zotim i presidentit të SHBA-ve

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se forcat amerikane janë “të gatshme për gjithçka”, por tani për tani, “Irani duket se po qëndron në këmbë”.

“Irani duket se po qëndron në këmbë, që është një gjë e mirë për të gjitha palët e interesuara dhe një gjë shumë e mirë për botën”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar popullit amerikan pas sulmit të forcave iraniane kundër bazave ushtarake irakiane ku janë të stacionuara trupat amerikane.

Trump u zotua se për sa kohë që ai do të jetë president i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë armë bërthamore.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →