Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump së shpejti nominon shefin e FBI-së

nga Egzona Mehmeti13 maj 2017

Donald Trump premton se shumë shpejt do të nominojë shefin e ri të FBI-së

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha të shtunën se do të nominojë shumë shpejt drejtorin e ri të FBI-së, pas shkarkimit të James Comey, i cili ishte duke hetuar mundësinë e lidhjes ndërmjet Rusisë dhe kampanjës presidenciale të Trump.

Trump u tha gazetarëve se ai do të jetë në gjendje të marrë vendimin për pasuesin e James Comey para se të udhëtojë në vizitën e tij të parë jashtë shtetit javën e ardhshme.

“Edhe kjo është e mundshme. Mendoj se procesi do të shkojë shpejt”, tha Trump në bazën Air Force One, para nisjes drejt Lynchburg, në  Virxhinia.

Sipas tij, kandidatët e mundshëm janë shumë mirë të njohur, dhe se janë njerëz të respektuar dhe të talentuar. “Kjo është ajo që ne dëshirojmë për FBI-në”, ka thënë ai, transmeton Reuters.

Kritikët kanë sulmuar Trump për shkarkimin e Comey, i cili po drejtonte hetimet e FBI-së lidhur me përfshirjen ruse në zgjedhjet nacionale vitin e kaluar, dhe mundësinë e lidhjes ndërmjet Moskës dhe kampanjës presidenciale të Trump. Rusia ka hedhur poshtë pohimet.

Demokratët vendimin për shkarkimin e Comey e kanë parë si një përpjekje për të zhdukur provat e FBI-së, akuza këto të cilat Shtëpia e Bardhë i ka mohuar.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →