Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

nga Kaltrina Berila18 mars 2023
Trump thotë se pret “të arrestohet” të martën, bën thirrje për protesta

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet në lidhje me hetimin nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit javën e ardhshme dhe bëri thirrje për protesta ndërsa zbatimi i ligjit në Nju Jork përgatitet për një aktakuzë të mundshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump, duke iu referuar vetes, tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.

“Protestoni, kthejeni kombin tonë”, shkroi ai.

Sipas raportimeve në media, hetimet në këtë gjykatë kanë për bazë një pagesë prej 130.000 dollarëve, e cila është kryer disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, për të bllokuar Stormy Daniels, emri real i së cilës është Stephanie Clifford, që të tregojë publikisht për një aferë, që ka thënë se e ka pasur me Trumpin, vite më parë.

Prokurorët janë duke analizuar nëse do ta akuzojnë Trumpin për këtë rast.

Nëse Prokurori i gjykatës së qarkut në Manhatan e padit Trumpin, atëherë 76-vjeçari do të bëhet ish-presidenti i parë amerikan që akuzohet për krim.

Një avokat i Trumpit ka thënë për rrjetin CNBC të premten se klienti i tij do të dorëzohet për t’u përballur me akuzat, nëse do të paditet.

Trump e ka hedhur poshtë vazhdimisht ndonjë aferë me Daniels.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit për qarkun e Manhatanit, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →