Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA këtë javë për të diskutuar luftën në Ukrainë

nga Gentrita Xhemajli8 shtator 2025
Trump: Udhëheqësit evropianë do të vizitojnë SHBA këtë javë për të diskutuar luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se udhëheqës individualë evropianë do të vizitojnë SHBA-në sot ose nesër për të diskutuar se si të zgjidhet lufta.

Duke folur me gazetarët pas kthimit nga US Open në New York, Trump tha gjithashtu se do të flasë së shpejti me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Sky News.

“Disa udhëheqës evropianë do të vijnë individualisht në vendin tonë të hënën ose të martën”, theksoi Trump.

Trump shtoi se nuk ishte “i lumtur” pasi Moska nisi ofensivën e saj më të madhe brenda natës që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.

Por ai shprehu përsëri besim se lufta do të zgjidhej së shpejti, duke thënë “ne do ta përfundojmë”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →