Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Trump: Vdekja e Bryant-it është lajm i tmerrshëm

nga Egzona Mehmeti26 janar 2020

Bryant vdiq së bashku me të bijën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump reagoi pas lajmit për vdekjen e basketbollistit të njohur, Kobe Bryant.

Ai këtë lajm e quajti të tmerrshëm.

“Raportohet se legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni. Është lajm i tmerrshëm!”, shkroi Trump sot në twitter.

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna Bryant vdiqën pas përplasjes së helikopterit. Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit për të marrë pjesë në një trajnim basketbolli kur ndodhi përplasja e helikopterit./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →