Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Trump vendos tarifë 100% për ilaçet që importohen në ShBA

nga Venera Grabanica26 shtator 2025
​Trump vendos tarifë 100% për ilaçet që importohen në ShBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një tarifë prej 100 për qind për të gjitha produktet farmaceutike të markës ose të patentuara që hyjnë në vend nga 1 tetori 2025, ka njoftuar presidenti amerikan Donald Trump.

Ai ka bërë të ditur se masa nuk do të zbatohet për kompanitë që ndërtojnë fabrika prodhimi ilaçesh në SHBA.

“Duke filluar nga 1 tetori 2025, ne do të vendosim një tarifë 100% për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç nëse një kompani po ndërton fabrikën e saj të prodhimit farmaceutik në Amerikë”, ka shkruar presidenti amerikan nw Truth Social.

Kujtojmë se në vitin 2024 në ShBA pothuajse ishte trefishuar importi i barërave farmaceutike.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →