Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Trump zgjat afatin për shitjen e TikTok

nga Venera Grabanica4 prill 2025
​Trump zgjat afatin për shitjen e TikTok

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat afatin e shitjes së aplikacionit TikTok për 75 ditë të tjera.

Afati fillestar ishte 5 prilli dhe ai u vendos nga presidenti amerikan kur mbërriti në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

“Ne po punojmë shumë për të shpëtuar TikTok dhe kemi bërë shumë punë. Marrëveshja kërkon më shumë punë për të siguruar të gjitha miratimet e nevojshme, kjo është arsyeja pse unë po nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të mbajtur funksionimin e TikTok për 75 ditë të tjera,” tha Trump.

Më pas ai komentoi situatën me Kinën, kompania e së cilës ByteDance është pronari aktual i këtij aplikacioni.

“Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë në mirëbesim me Kinën, e cila e kuptoj se nuk është shumë e lumtur për tarifat tona reciproke, të cilat janë të nevojshme për tregtinë e drejtë dhe të ekuilibruar midis Kinës dhe SHBA-së”, tha presidenti amerikan.

Përmes interpretimit të tij, kjo është dëshmi se “tarifat janë mjeti më i fuqishëm ekonomik”.

“Ne nuk duam që TikTok “të shkojë në gjumë”. Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë me TikTok dhe Kinën për të mbyllur marrëveshjen”, tha Trump.

Kujtojmë se paraardhësi i Trump, Joe Biden, nënshkroi një ligj që u miratua nga të dyja dhomat e Kongresit amerikan për të ndaluar TikTok, nëse ByteDance nuk e shet atë.

Trump fillimisht dha 60 ditë për shitjen, foli për blerës të shumtë, por megjithatë vendosi t’i shtojë edhe 75 ditë të tjera këtij afati.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →